image Dy komunat e Kosovës që nuk janë prekur ende nga koronavirusi

Shëndetësi

Dy komunat e Kosovës që nuk janë prekur ende nga koronavirusi

news image

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 5 mijë e 118, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë dy komuna të Kosovës nuk janë prekur ende nga virusi COVID-19.

Ranillugu dhe Novobërda nuk kanë regjistruar ende asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Prishtina mbetet komuna më e prekur, me gjithsej 1 mijë 589 raste. Pas saj renditet Komuna e Vushtrrisë me 414 raste dhe Prizreni me 400 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 214 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shëruar edhe 60 persona./Gazeta Sinjali/