image Dy këngëtarë nga Gjilani mblodhën mbi 4 mijë euro për Ilir Behlulin

Bamirësi/ Dy këngëtarë nga Gjilani mblodhën mbi 4 mijë euro për Ilir Behlulin

news image

Blend dhe Shpend Qerimi kanë kënduar sot për rreth 4 orë në qytetin e Gjilanit me qëllim që paratë e mbledhura t’i dhurojnë për shërimin e Ilir Behlulit, të riut nga Gjilani i cili është diagnostifikuar me leukemi akute, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këto orë, Blendi dhe Shpendi kanë arritur të mbledhin gjithsej 4,183 euro.

Rasti i Ilirit u publikua mbrëmë dhe menjëherë pas publikimit filluan aksione të shumta humanitare për të, të cilat janë duke vazhduar ende.

Madje, hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi, tha se fondacioni i tij do të marrë përsipër këtë rast.

“Fondacioni Firdeus merr përsipër rastin e Ilir Behlulit i cili është i sëmurë me leucemi akute, mbas bisedës që patëm me babain e Ilirit, lusim Zotin ta shërojë Ilirin dhe familjareve tu japë durim. Amin”, ka njoftuar Naçi në Facebook.

Ky është linku ku mund të dhuroni të holla për Ilirin https://www.gofundme.com/f/firdeus2020. /Gazeta Sinjali/