Një rast i dyshuar i kultivimit të kanabisit është zbuluar në fshatin Biçecë të Kaçanikut, ku Policia ka sekuestruar dy bimë të dyshuara narkotike dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 23:00, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Kaçanik ka pranuar informacione se në një serë, në pronën e L. Zh., rreth 29-vjeçar, mund të ndodheshin bimë të dyshuara narkotike.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policët kanë gjetur dy kavanozë me bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, për çka është njoftuar edhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj.
Janë intervistuar dëshmitarët L. Zh. dhe K. Z, ndërsa hetimet janë fokusuar në identifikimin e personit që dyshohet se i kishte kultivuar bimët.
Forenzika Rajonale ka sekuestruar si prova materiale:
një kavanoz me një bimë Kanabis Sativa me gjatësi 20 centimetra;
një kavanoz me një bimë Kanabis Sativa me gjatësi 15 centimetra.
Rasti është iniciuar si “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!