Ish-ministrat në Qeverinë Haradinaj, nga NISMA Socialdemokrate, Bajram Hasani e Shyqiri Bytyqi e kanë thumbuar kreun e kësaj partie, Fatmir Limajn, për rezultatin e dobët të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Bajram Hasani, kandidat për deputetë nga radhët e koaliconit AAK-PSD ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, bashkë me kandidatin tjetër nga ky koalicon, Shyqiri Bytyqi.
“Hiq nuk u vërejt mungesa jonë”, ka shkruar Hasani.
Ndryshe, sipas reyultateve preliminare të KQZ, kur janë numëruar 98.15% të votave të rregullta në zgjedhjet e 6 tetorit, NISMA Socialdemokrate që është në koalicion me AKR-në, ka vetëm 4.89% të votave, dhe rrezikon të mos e kalojë pragun zgjedhor.
Kjo do të thotë se ky koalicion parazgjedhor nuk do të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.