Në Spitalin “Sirona” të premten ka rezultuar një rast pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për një punonjës të kuzhinës së këtij spitali. Por menjëherë pas tij janë testuar i gjithë stafi tjetër i këtij spitali privat. Nga të gjitha testimet pozitiv kanë rezultuar edhe dy infermierë të kësaj klinike duke çuar në 3 numrin e stafi të këtij spitali të infektuar me koronavirus.
Drejtori i Spitalit “Sirona” prof. Shefqet Lulaj ka deklaruar se situata në spital është e qetë dhe se nuk ka nevojë për panik.
“Gjendjen në spital e kemi të mirë. Pas testimit të të gjithë punëtorëve të klinikës, prej tyre dy infermier kanë rezultuar pozitiv dhe një tjetër punëtor jo shëndetësor i cili po trajtohet në Klinikën Infektive”, ka thënë drejtori.
Tutje ai tregon se është bërë në vazhdimësi dezinvektimi i hapësirave të spitalit dhe se asnjë nga pacientët e këtij spitali pas testimeve të bëra nuk kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Dezinfektimi dhe masat mbrojtëse nuk kanë mundu në asnjë moment në spitalin tonë. Ne e kemi bërë rregullisht dezinfektimin edhe pas ditës së djeshme. Unë e kam një mesazh për pacientët tanë, ju them se spitali jonë ka bërë maksimumin për mbrojtje nga infeksioni. Ne jemi shumë të kënaqur se nga lista e pacientëve, asnjëri nuk ka rezultuar si i prekur me Covid 19”, ka deklaruar ai.
Drejtori tutje theksoi se nuk e dinë burimin e infeksionit.
“Ne nuk e dimë burimin e infeksionit. Spekulimet se infeksioni ka ardhë nga një spital privat janë të paqëndrueshme. Një person tek ne që ka rezultuar me simptoma ka qenë një zonjë nga kuzhina e spitalit tonë. Ajo zonjë ka rezultuar pozitiv dhe anëtarët e familjes së saj pastaj. Dhe infermierët që kanë rezultuar pozitiv kanë qenë raste asimptomatikë. Tani për tani në izolim shtëpiak janë tri infermiere”, ka thënë drejtori. /Gazeta Sinjali/