Një rast i kanosjes është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku dy gra kanë deklaruar se janë kërcënuar përmes mesazheve telefonike, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 25 qershor, rreth orës 01:00, ndërsa kanosja dyshohet se ka ndodhur një natë më parë.
Burimet bëjnë të ditur se ankueset kanë deklaruar se i dyshuari u kishte dërguar mesazhe kërcënuese, duke përdorur fjalë me përmbajtje serioze kërcënuese.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.
Me udhëzim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!