image Dy futbollistët kosovarë te Kombëtarja e Shqipërisë infektohen me koronavirus

Futboll

Dy futbollistët kosovarë te Kombëtarja e Shqipërisë infektohen me koronavirus

news image

Kombëtarja e Shqipërisë është tronditur nga rezultatet e testeve të koronavirusit përpara nisjes në tokën bjelloruse.

Dy futbollistët kosovarë, Ylber Ramadani (Vejle) dhe Ardian Ismajli (Hajduk Split) kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Për rrjedhojë, të dy lojtarët do të vetizolohen dhe nuk do të udhëtojnë me ekipin në Bjellorusi.

Shqipëria në dy ndeshjet e para të UEFA Nations League do të luajë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë, ndeshje këto që do të zhvillohen më 4 dhe 7 shtator.

/Gazeta Sinjali/