image Dy fluturime planifikohen nesër nga Aeroporti i Prishtinës

Kosovë

Njoftim/ Dy fluturime planifikohen nesër nga Aeroporti i Prishtinës

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se nesër janë planifikuar dy fluturime.

Sipas njoftimit të Aerportit, nesër në ora 09:00, pritet të kthehen në Kosovë 55 qytetarë nga Zvicra.

Nesër është planifikuar një fluturim në arritje me udhëtarë Zurich-Prishtinë dhe dy fluturime në nisje me udhëtarë: Prishtinë-Zurich dhe Prishtinë-Dusseldorf.

“Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës!”, njofton aeroporti./Gazeta Sinjali/