Dy djemtë Donat dhe Donik Kqiku, 2 orë më parë kanë rrahur babanë e tyre, Gani Kqikun në Fushë Kosovës. Përveç babait ata kanë rrahur edhe dy zyrtarët policorë që kishin shkuar për t’i arrestuar dy djemtë e Gani Kqikut.
Gazeta Sinjali merr vesh se babai ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës për dhunë familjare për shkak të dhunës fizike që dy djemtë kanë ushtruar ndaj tij. Siç merr vesh Sinjali, dy zyrtarët policorë janë sulmuar fizikisht nga dy djemtë që kishin rrahur babanë. Policët kanë marrë edhe ndihmë mjekësore.
Më pas në përforcim kanë dalur pjesëtarët e tjerë të Policisë së Kosovës të cilët kanë arrestuar Donat dhe Donik Kqikun, duke i dërguar në mbajtje për 48 orë./Sinjali/