Ky është momenti tmerrues kur burra të armatosur i zënë pritën një shoferi në një pikë karburanti në Meksikë të hënën dhe e vranë atë në mes të ditës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë në Mapeco, një lagje në qytetin e Uruapan, kapën një të dyshuar mashkull që synonte armën e tij të sulmit tek shoferi ndërsa ai ishte brenda automjetit për bartjen e kufomave.
Garda Kombëtare e Meksikës, agjentë nga Policia e Shtetit Michoacán dhe paramedikët arritën në vendin e ngjarjes por shoferi i ishte veçse i vdekur.
Identiteti i viktimës nuk u zbulua publikisht nga autoritetet, të cilët nuk kanë përmendur nëse të shtënat kishin lidhje me kartelin.