image Dy automjete përfshihen nga flakët në Korçë dhe Vlorë, njëra dyshohet e djegur qëllimisht

Shqipëri

Dy automjete përfshihen nga flakët në Korçë dhe Vlorë, njëra dyshohet e djegur qëllimisht

news image

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në incidente të ndara që kanë ndodhur në Korçë dhe Vlorë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në Vlorë, një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Sipas dyshimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt teknik. Zjarrfikësit dhe policia kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, por mjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Ndërkohë, në Korçë një tjetër automjet është djegur ndërsa ndodhej i parkuar, pranë një dyqani ku shoferi ishte futur për pak minuta. Pavarësisht reagimit të zjarrfikësve, makina është shkatërruar nga flakët.

Për rastin në Korçë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e dy ngjarjeve të ndara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/