Policia në Durrës ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë mallrash nëpërmjet Portit të Durrësit, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme cigare dhe një armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 798 steka cigare të dyshuara si kontrabandë, një armë zjarri automatike AK-47, një automjet si dhe dy aparate celularë.
Në lidhje me rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Durrës, nën dyshimet për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.
Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së një trageti, shtetasi E. S., 34 vjeç, gjithashtu banues në Durrës, i dyshuar për përfshirje në veprën penale të kontrabandës së mallrave me akcizë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se materialet procedurale janë referuar organeve kompetente dhe hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!