image Dumoshi pishman që qëndroi në Kuvend kur Osmani u zgjodh presidente: E kam peng në jetë

Politikë

Dumoshi pishman që qëndroi në Kuvend kur Osmani u zgjodh presidente: E kam peng në jetë

news image

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi është shprehur e penduar pse ka qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës, ditën kur Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës.

Dumoshi ka thënë se Osmani nuk e meriton pozitën e presidentes dhe se vendimi për të qëndruar në sallë për t’ia siguruar kuorumin, ishte i partisë së saj.

“Nëse e kam një peng në jetë, është pse kam qëndruar në seancë kur Vjosa Osmani është zgjedhur presidente. Ishte vendim i partisë të qëndrojmë në seancë. Ajo nuk e meriton pozitën e presidentes. S’kam asgjë personale me të”, ka shtuar ajo në RTV Dukagjini.

/GazetaSinjali/