image Nga nesër pezullohen operimet jo emergjente dhe vizitat në ambulanta specialistike reduktohen në 50 për qind

Shëndetësi

Nga nesër pezullohen operimet jo emergjente dhe vizitat në ambulanta specialistike reduktohen në 50 për qind

news image

Numri i madh i të infektuarve me COVID-19 gjatë kësaj jave ka ndikuar edhe në shtimin  e rasteve të hospitalizuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, është shprehur se ka rritje drastike të numrit të pacientëve me coronavirus që kërkojnë trajtim spitalor dhe sipas tij çdo ditë gati 100 pacientë po shtrohen në spitale.

Krasniqi thotë se në spitale do të trajtojnë vetëm raste të rënda për shkak të kësaj situate, derisa kërkon që pacientët të trajtohen edhe në qendra të mjekësisë familjare.

Edhe në të kaluarën kemi parë që ka funksionuar mirë trajtimi i pacientëve në QMF”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga dita e hënë në Klinikat e QKUK-së do të reduktohen shumë shërbime në mënyrë që mjekët të fokusohen te pacientët me COVID-19, tha Krasniqi.

Nga nesër jemi të detyruar t’i pezullojmë programet elektive (jo emergjente), ndërsa vizitat në ambulanta specialistike do të reduktohen në 50%. Kërkojmë ndjesë edhe ndaj punëtoreve shëndetësorë pasi jemi detyruar të ndërpresim edhe pushimet e tyre vjetore që të kemi personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, deklaroi ndër të tjera Valbon Krasniqi.

Drejtori i SHKUK-së  thotë se për herë të parë në Klinikën e Pediatrisë janë të shtruar 10 fëmijë të prekur me coronavirus. /GazetaSinjali/