image Dukagjini mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës, përballet me gjigantin zviceran Lugano

Futboll

Dukagjini mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës, përballet me gjigantin zviceran Lugano

news image

Dukagjini ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pas shortit të hedhur të mërkurën në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të përballet me skuadrën zvicerane Lugano, një kundërshtar me përvojë të madhe në garat evropiane.

Lugano e ka përfunduar sezonin 2025/26 në vendin e tretë të Superligës së Zvicrës, duke siguruar pjesëmarrjen në garat kontinentale edhe për edicionin e ri.

Skuadra zvicerane ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në arenën evropiane gjatë viteve të fundit dhe konsiderohet favorite në këtë përballje, megjithëse Dukagjini do të synojë të bëjë befasi.

Një detaj interesant i këtij dueli është prania e disa futbollistëve shqiptarë te Lugano. Portën e ekipit zviceran e mbron portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi, ndërsa pjesë e skuadrës janë edhe Ezgjan Alioski dhe Uran Bislimi.

Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të zhvillohen gjatë muajit korrik, ndërsa Dukagjini do të tentojë të vazhdojë aventurën evropiane përballë një prej skuadrave më të forta që i ra në short.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/