“Arena Kombëtare” do të inaugurohet zyrtarisht më 17 nëntor, në përballjen e fundit kualifikuese të këtij edicioni kundër kampionëve të botës në fuqi, Francës. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një ceremoni inauguruese madhështore, qoftë për nga spektakli por qoftë edhe për nga emrat që do të vijnë.
I ftuar në stadion e televizionit “Ora News”, në një rrëfim përballë gazetares, Beti Njuma, kreu i FSHF-së, Armand Duka ka folur në lidhje me inagurimin e stadiumit dhe jo vetëm, teksa ka zbuluar se ka ftuar edhe homologët serbë.
Duka gjithashtu nuk ka nguruar të flasë edhe për koston e impanjantit modern, si dhe problematikat e ndryshme në futbollin shqiptar, nga dhuna, te trukime. Ja rrëfimi i presidentit të FSHF-së.
“Ne ndeshje miqësore duhet të bëjmë me të gjithë. Sporti nuk duhet të ngatërrohet me politikën. Uliganët nuk mund të përfaqësojnë të gjithë popullin serb. Ne i kemi të limituara datat e miqësoreve, kështu që vështirë do jetë. Në stadiumin e ri i kemi ftuar të gjithë, edhe serbët”, ka thënë Duja.
Stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Francën. Por, përpara saj do të ketë një ndeshje test më 3 nëntor, ku ekipi i femrave të Vllaznisë do të luajë ndaj ekipet të femrave të Apolonisë. Është një ndeshje e detyrueshme para se të luhet një ndeshje në kompeticion Europian. Do të ketë një ceremoni hapjeje, para asaj me Francën e cila është edhe e fundit e këtyre kualifikueseve për ‘Euro 2020’.