Ka kohë deri në garën e Eurovisionit por publiku tashmë është i dashuruar pas “Duje”.
Pas pritjes së Albinës dhe Familjes Kelmendi në Varshavë të Polonisë, ku “Duje” u këndua nga publiku polak në “Eurovision Party”, radhën e pat Izraeli.
Publiku izraelit e shijoi këngën në maksimum, duke u krijuar një atmosferë me duartrokitje dhe brohoritje për Albinën dhe Familjen Kelmendi, që po merr zemër para garës së madhe.