image "Duhej të ishte në burg"/ Muja u përgjigjet akuzave të Tahirit

Politikë

“Duhej të ishte në burg”/ Muja u përgjigjet akuzave të Tahirit

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, u është përgjigjur akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, se ka shitur licenca të universiteteve private dhe se do të duhej të ishte në burg, raporton Gazeta Sinjali.

Muja e mohoi se ka shitur licenca dhe tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këto akuza.

“Sa i përket me hi në burg, po mendoj që zotëri Tahiri po më dënon me atë, këta zakonisht i kanë shti në burg kundërshtarët politikë në të kaluarën. Në atë kohë s’kam pasur post publik dhe as s’kam shitur licenca. Për çdo dyshim jam i gatshëm të përballem”, tha Muja.

Deputeti i VV-së nuk e la pa i përmendur sërish gabimet drejtshkrimore të shefit të GP të PDK-së, për të cilin tha se është mjerim që ka mbajtur pozita të larta shtetërore, kur nuk din as drejtshkrim.

Abelard apo Abelardë?, unë mendoj që Abelardi ka qenë ministër i Drejtësisë, sot shef i GP të PDK-së, me atë nivelin e analfabetizimit, unë vërtet e konsideroj mjerim të përzgjidhesh një post të tillë, ndërkohë se ke kaluar testin elementar të drejtshkrimit, jo që kam diçka personale“, tha ai në RTV Dukagjini./Gazeta Sinjali/