image Dugolli: Rreziku për përshkallëzim në veri ekziston gjithmonë

Siguri

Dugolli: Rreziku për përshkallëzim në veri ekziston gjithmonë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli thotë se gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin “Respublika” në teksa foli për shkallëzimin e vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave ilegale në ato “RKS”.

Sipas tij, mundësitë për përshkallëzim ekzistojnë përderisa Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj dhe mundohet me forma të ndryshme ta prishë stabilitetin.

“Rreziku për përshkallëzim ekziston gjithmonë derisa Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj, nuk heq dorë mundohet që me forma të ndryshme të minon stabilitetin, ngritë tensione. Ju e dini që nënkryetari i LS-së, është Milan Radoiçiq që është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ai çdo ditë takohet me Vuçiqin edhe krerët shtetërorë të Serbisë. Prandaj një bashkëpunim i ngushtë i Vuçiqit, Serbisë zyrtare me njerëz të kalibrit kriminal si Radoiçiq, Veselinoviq nënkupton se ata do të shfrytëzojnë sa më shumë këtë potencial negativ të njerëzit e lidhur me krimin e korrupsionin e kontrabandën në veri”, tha ai.

Tutje, Dugolli theksoi se organet e sigurisë vazhdimisht po mbledhin informacione rreth këtyre grupeve kriminale në veri dhe që ata të identifikohen sa më parë.

“Shteti i Kosovës, organet e sigurisë janë duke mbledhë informacione duke krijuar edhe data bazë për grupet e caktuara për njerëz të identifikuar që kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët serbë. Organet e rendit edhe në një moment të caktuar kur ato e shohin të nevojshme edhe domosdoshme intervenimin me siguri që kriminelët nuk do të kenë komoditet të ishin të lirë”, tha ai.

/GazetaSinjali/