image Dueli i tretë gjysmëfinal që mund të jetë përcaktues sot në Minatori, Trepça mund ta prekë finalen

Basketboll

Dueli i tretë gjysmëfinal që mund të jetë përcaktues sot në Minatori, Trepça mund ta prekë finalen

news image

Sot do të zhvillohet ndeshja e tretë e duelit të dytë gjysmëfinal të Play-Off, mes Trepçës dhe Prishtinës.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në Minatori, mund të jetë përcaktuese për fatin e finalistit të parë të Play-Off.

Klubi mitrovicas ka fituar dy duelet e para dhe me një fitore potenciale sot pranë shikuesve të vet, do të siguronin finalen.

Prishtina ndërkohë do të kërkojë të shkrijë epërsinë sot në Mitrovicë, për ta zhvendosur më pas ndeshjen sërish në kryeqytet.

Dueli zhvillohet nga ora 19:00.

Dje u zhvillua dueli tjetër gjysmëfinal mes Pejës e Yllit, ku skuadra pejane ngushtoi epërsinë në 2-1.

/GazetaSinjaliSport/