image Duel i fortë, por Trepça dominon dhe mposht Prishtinën në duelin e parë të Play-Offit

Basketboll

Duel i fortë, por Trepça dominon dhe mposht Prishtinën në duelin e parë të Play-Offit

news image

Trepça ka marrë udhëheqjen 1:0 në serinë gjysmëfinale të Play-Offit, pas fitores bindëse ndaj rivales tradicionale Sigal Prishtina me rezultat 80:65.

“Xehetarët” dominuan gjithçka gjatë ndeshjes, duke arritur deri në epërsi prej 23 pikësh gjatë pjesës së parë, të cilën e mbajtën deri në fund për të siguruar fitoren e parë në rrugën drejt finales.

Tekkele Cotton ishte më efikas për Trepçën me 21 pikë dhe 6 asistime, duke u ndihmuar nga Drilon Hajrizi me 17 pikë dhe 4 kërcime, ndërsa Michael Myres Jr. po ashtu kontribuoi me 17 pikë dhe 5 kërcime.

Nga ana tjetër, Donte Clark me 19 pikë dhe Jordan Davis me 15 pikë ishin lojtarët më të dalluar për Sigal Prishtinën.

Ndeshja e dytë e kësaj serie do të zhvillohet të martën në kryeqytet.

/GazetaSinjali/