image Duda Balje tregon se a i ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputete

Duda Balje tregon se a i ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputete

news image

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka njoftuar mbrëmë se s’ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e kësaj legjislature.

Ajo po pretendon se Lista Serbe ka bërë plan që vota e komunitetit serb të shpërndahet edhe në komunitete të tjera ashtu që ta rrisë numrin e deputetëve më shumë sesa 10 vendet e rezervuara.

Balje ka thënë se ata kanë formuar një iniciativë të boshnjakëve dhe një të romëve për ta zbatuar këtë plan.

“Ne nuk kemi bërë ankesa, sepse nuk kemi pasë të drejtë pa u bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Unë kam folur për planin e Listës Serbe shumë para zgjedhjeve, por asnjë përfaqësues i asnjë partie politike nuk ka pasë interesim. Ata [Lista Serbe] janë në fazën e fundit të planit. Kanë formuar dy iniciativa – një të boshnjakëve dhe një të romëve – dhe kanë fituar maksimumin e votave dhe ne, partitë autentike të boshnjakëve dhe romëve, nuk kemi pasë mundësi me i fitu vendet në Kuvend”, ka thënë Balje në Klan Kosova.

Sipas saj, nëse kalon ky plan i tyre, ata do të kenë 15 ose 16 deputetë, e që thotë se kjo është shumë e rrezikshme për formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe çështje të tjera.

/GazetaSinjali/