image Duda Balje: Pas 14 shkurtit do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për të zbatuar çdo pikë të programit tonë

Politikë

Duda Balje: Pas 14 shkurtit do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për të zbatuar çdo pikë të programit tonë

news image

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija), Duda Balje, ka thënë se po zhvillojnë takime të shumta me qytetarë të ndryshëm nga e gjithë Republika e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Balje përmes një postimi në Facebook ka thënë se po diskutojnë tema të ndryshme të cilat janë shqetësime për qytetarët e vendit tonë.

“Çdo ditë po zhvillojmë takime të shumta me qytetarë të ndryshëm nga e gjithë Republika e Kosovës. Së bashku po diskutojmë tema të ndryshme të cilat janë shqetësime tona të përbashkëta”.

“Prandaj deri në fund të kësaj fushate do të vazhdojmë të shpalosim sa më shumë programin tonë qeverisës. Ndërsa pas datës 14 shkurt do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për të zbatuar çdo pikë të programit tonë dhe për të adresuar të gjitha nevojat e qytetarëve tanë”, shkroi ajo.

/Gazeta Sinjali/