image Duda Balje e mohon largimin nga koalicioni me Kurtin, flet pas takimit me Abdixhikun

Politikë

Duda Balje e mohon largimin nga koalicioni me Kurtin, flet pas takimit me Abdixhikun

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës sot njoftoi për një takim të kryetarit Lumir Abdixhiku me Duda Baljen, kryetaren e SDU-së, Duda Balje, ku u diskutua “për situatën politike në vend dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit” mes dy partive.

Por ky takim nuk ka të bëjë me largimin e saj nga koalicioni qeverisës. Kështu ka deklaruar vet Balje.

Sipas saj, me LDK-në kanë biseduar për shumë tema, por jo për largimin e saj.

“Takimi me Lumirin ka qenë i fokusuar në zhvillimet politike në vend. Ne kemi biseduar për shumë çështje, për këtë s’kemi biseduar, pra për ndonjë mundësi kalimi në LDK.”, tha Balje.

/GazetaSinjali/