image Duartrokitje për ambasadorin ukrainas, në parlamentin e Britanisë së Madhe

Botë

Duartrokitje për ambasadorin ukrainas, në parlamentin e Britanisë së Madhe

news image

Anëtarët e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar duartrokitën ambasadorin e Ukrainës në MB, Vadym Prystaiko, gjatë një takimi për Ukrainën.

Teksa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i tha parlamentit se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin kualifikohen si “krime lufte”.

Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm… sipas mendimit tim, [ajo] tashmë kualifikohet plotësisht si një krim lufte”, tha ai.

/GazetaSinjali/