image "Duam paga tona", mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë

Arsim

“Duam paga tona”, mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë

news image

Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi disave prej mësimdhënësve ende nuk iu janë ekzekutuar pagat e muajit shtator.

“Duam pagat tona”, “Edhe Vitia është n’Kosovë”, janë disa nga mbishkrimet në pankartat e mësimdhënësve nga Vitia që po protestojnë para Qeverisë.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimiit në Komunën e Vitisë, Makfirete Zuka, ka treguar se pagat në Viti ende nuk janë ekzekutuar për muajin shtator.

“Problemi është se ende nuk janë ekzekutaur pagate për mësimidhënesit në nivelt të mesme dhe të ulët, problemet që kanë rrjedh prej kontrate kolektive është e gjithë Kosovës por që vetëm Vitin ka vendosur që ta lë pa paga”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/