image Dua Lipa reagon pas vrasjes së George Floyd

Bota e Yjeve

Dua Lipa reagon pas vrasjes së George Floyd

news image

Pothuajse shumica e artistëve botërorë kanë reaguar ndaj vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ndërkaq ka ftuar të gjithë që të nënshkruajnë peticione dhe të kërkojnë drejtësi për atë që ka ndodhur.

“Edhe sa jetë duhet të humbim? Me siguri kjo duhet të jetë tema kryesore kur të gjithë përballemi me brutalitetin e policisë që është kapur në një video të parë nga të gjithë”.

“Me siguri kjo është kur themi STOP, ne nuk do të tolerojmë më gjenerata të amerikanëve me ngjyrë dhe njerëz me ngjyrë të rriten nga frika e atyre që duhet t’i mbrojnë”.

“Kur një njeri i paarmatosur dhe i prangosur vritet nga policia gjatë ditës, ndërsa lutej për jetën e tij, ata që janë në autoritet duhet të dinë se zemërimi ynë nuk njeh kufij. Kërkojmë drejtësi”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CAxtPBwhPQK/

Vrasja e bërë nga polici, ndodhi në Minneapolis, e cila po konsiderohet si akt racist, duke nxitur edhe protesta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.