image Dua Lipa publikon këngën e re “We’re good”, shfaqet tejet e veçantë

Muzikë

Dua Lipa publikon këngën e re “We’re good”, shfaqet tejet e veçantë

news image

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re “We’re good”.

Kënga është bashkë-kompozuar nga Emily Warren, Scott Harris, dhe Sylvester Willy Sivertsen dhe vet Dua.

“We’re good” është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, që i kthen shikuesit prapa në kohën e Titanikut.

I gjithë klipi është konceptuar në një anije e cila më pas përmbyset dhe ka të njëjtin fund si anija e famshme.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Faleminderit të gjithëve që kanë punuar kaq shumë për ta sjellë këtë video”, shkroi Dua në Instagram pas publikimit të këngës.

Artistja shqiptare gjithashtu ka njoftuar se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”

/GazetaSinjali/