image Dua Lipa paditet sërish, kjo është arsyeja

Bota e Yjeve

Dua Lipa paditet sërish, kjo është arsyeja

news image

Fotografi Robert Barbera, e ka akuzuar këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për shkelje të të drejtave të autorit, duke shënuar herën e dytë që ajo paditet për të njëjtën vepër në më pak se një vit.

Në padinë e tij, të paraqitur në Kaliforni në fillim të kësaj jave, Barbera thotë se Lipa i hoqi fotot pasi ishte vënë në dijeni për shkeljen e supozuar, por pasi ai i dorëzoi asaj një draft version të ankesës së tij ligjore “komunikimi u ngadalësua dhe përfundimisht u ndal”.

Ka pasur një sërë padish të ngritura vitet e fundit, nga fotografë të cilët kanë rrëmbyer një personazh të famshëm dhe më pas kanë parë se të famshmit përdorin foton e tyre në mediat sociale.

Dua Lipa është paditur edhe më parë për këtë çështje, ku vitin e kaluar iu dorëzua dokumente ligjore për një imazh që ajo ndau në vitin 2019. I njëjti avokat që paraqiti atë çështje, Craig B Saunders, po përfaqëson Barberën këtu.

/GazetaSinjali/