Dua Lipa është fotografuar duke ecur në rrugët e New York-ut, ndërsa prania e saj në qytet ka nxitur menjëherë spekulime se mund të jetë pjesë e dasmës së shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Ylli shqiptaro-britanik është parë të enjten me një veshje të thjeshtë verore, por fakti që ndodhet në New York në të njëjtën periudhë me festimet e raportuara të çiftit ka shtuar zërat në rrjet.
Sipas Daily Mail, edhe emra të tjerë të njohur të showbiz-it, si Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper, janë parë gjithashtu në New York, duke rritur dyshimet për një ceremoni VIP që po mbahet larg syrit të publikut.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Dua Lipa është e ftuar apo do të marrë pjesë në ceremoninë e raportuar. As përfaqësuesit e saj dhe as ekipi i Taylor Swift nuk kanë komentuar mbi spekulimet që po qarkullojnë.
Dua dhe Taylor njihen prej vitesh dhe janë fotografuar së bashku në evente publike. Në vitin 2018, Swift i kishte dërguar këngëtares një buqetë me lule, gjest që në atë kohë u interpretua si shenjë respekti mes dy artisteve.
Megjithatë, vitet e fundit fansat kanë aluduar për një ftohje të mundshme mes tyre, sidomos pas disa komenteve të Lipës lidhur me artistët që frymëzohen nga jeta e tyre private në muzikë, duke shtuar spekulimet për raportin aktual mes tyre.
Ndërkohë, dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe privatësie, me rregulla të forta për të ftuarit, në mënyrë që të shmanget çdo rrjedhje informacioni.
New York-u është kthyer në qendrën e vëmendjes së showbiz-it botëror, ndërsa fansat po përpiqen të zbulojnë çdo detaj nga ajo që po cilësohet si “dasma e vitit”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!