Dua Lipa ka thënë se muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo edhe këngëtarëve dhe muzikantëve.
Teksa fliste për revistën Billboard, këngëtarja ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24-vjeçarja.
Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.
Këngëtarja me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore./Gazeta Sinjali/