image Dua Lipa e lumtur në krahët e të dashurit, fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Bota e Yjeve

Dua Lipa e lumtur në krahët e të dashurit, fotografohen bashkë në një darkë në New York City

news image

Dua Lipa u pa mbrëmjen e djeshme e lumtur me të dashurin e saj, Callum Turner teksa darkuan së bashku në New York City pas mbrëmjes gala “Time 100” të enjten.

Këngëtarja, 28 vjeçe dhe aktori britanik, 34 vjeç, nisën të dilnin së bashku në janar pasi ajo u nda me regjisorin francez Romain Gavras, 42 vjeç, në vitin 2023.

Lipa përndryshe tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala “Time 100”.

Ylli i muzikës përndryshe zbuloi se ishte në kopertinën e “Time 100”, e përzgjedhur nga revista e famshme si një prej 100 njerëzve më me ndikim në botë.

/GazetaSinjali/