image Drogba i motivon futbollistët e Chelseat: Luani si të ishte ndeshja e fundit

Futboll

Drogba i motivon futbollistët e Chelseat: Luani si të ishte ndeshja e fundit

news image

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00, përcjell Sinjali Sport.

Ky takim do të luhet në Porto, konkretisht në stadiumin “Dragao” me 16,500 tifozë.

Man City nuk është paraqitur asnjëherë tjetër në ndonjë finale të Ligës së Kampionëve, derisa Chelsea do mund ta fitojë atë për herë të dytë.

Ish-lojtari që ia dhuroi dikur fitoren skuadrës së Chelseas në Ligën e Kampionëve, Didier Drogba, ka publikuar një video në rrjetin e tij social, duke inkurajuar lojtarët për të fituar.

Ai u bëri thirrje: “Ju lutem, luani sikur kjo të ishte ndeshja e fundit që do të luanit në një finale të Ligës së Kampionëve”. /Gazeta Sinjali Sporti/