Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj 15 të arrestuarve gjatë aksionit kundër drogës, që u zhvillua dje në Ferizaj.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, gjashtëdhjetë e shtatë (67) kilogram narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës, me çka kryen veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge” nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së.”
Sinjali pak më parë publikoi listën me emrat e të arrestuarve gjatë këtij aksioni, të cilën mund ta gjeni më poshtë.