Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është i pranishëm në Kuvend dhe për këtë kanë reaguar deputetët e LVV-së, duke brohoritur “jashtë, jashtë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputetët e këtij subjekti kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë për paraqitjen e Driton Selmanajt në Kuvend.
Kjo pasi, deputetët e VV-së kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë Selmanajn të futet në Kuvend, pas deklaratave të tij në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
Për këtë arsye, kryesuesja Arbërie Nagavci e ka ndërprerë seancën dhe kështu deputetët e pranishëm në sallë shkojnë në pauzë për 15 minuta.
Ndryshe, me një orë me vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.