image Driton Kuka: Medalja e parë elitare për Kosovën në vitin më të rëndë për sportin

Sporte Luftarake

Driton Kuka: Medalja e parë elitare për Kosovën në vitin më të rëndë për sportin

news image

Distria Krasniqi ka arritur që sot të triumfojë në Pragë, duke e fituar kështu edhe medaljen e bronztë.

Pas këtij suksesi ka shkruar edhe trajneri Driton Kuka, shkruan Sinjali Sportiv.

Kuka ka thënë se kjo është medalja e parë elitare për Kosovën në vitin më të rëndë për sportin në nivel global.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Medalja e parë Elitare për Kosovën në vitin me të rëndë për sportin në nivel globi.
Distria e bronztë në Kampionatin Evropian
Sukseset e xhudos pavarësisht rrethanave që e kanë zvogëluar ekipin prej 9 garuesve në vetëm tre prej tyre po vazhdojnë…
Medalje që për mua ka rëndësi të madhe,për ekipin që me aq përkushtim e priti këtë garë por mbetën shumica në shtëpi,kjo medalje është e krejt ekipit tonë që do vazhdoj tutje me suksese e medalje edhe për shumë kohë!
Kjo flet mjaft!
Kosova mbi të gjitha …

/Sinjali Sportiv/