Klubet rivale, Drita dhe Gjilani janë dy skuadrat që kanë përfunduar në dy pozitat e para në Superligë këtë edicion. Drita është kampion i Kosovës dhe Gjilani nënkampion.
Në të njejtën kohë, këto dy skuadrat do të marrin pjesë në garat evropiane, Drita në Ligën e Kampionëve dhe Gjilani në Evropa Ligë.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur sot se komuna do të krijojë kushte të veçanta për përgatitje sepse sipas tij këto klube do të na përfaqësojnë në Evropë.
Kujtojmë se institucionet e Republikës së Kosovës kanë marrë masa për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të sportit në vend përfshirë këtu edhe stërvitjet./Gazeta Sinjali/