Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në një intervistë në “Off the Record” me Andrea Dangllin, duke shprehur zhgënjimin e tij për humbjen e thellë të Partisë Demokratike. Ai theksoi se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme, por gjithashtu kritikoi listat jo perfekte të PD-së, duke veçuar nevojën për reformë, shkruan Gazeta Sinjali.
Demiraj përmendi veçanërisht drejtuesit politikë Tomor Alizoti, Gazment Bardhi dhe Bujar Leskaj, që drejtuan qarqet Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku PD humbi mandate të sigurta. Ai sugjeroi që këta duhet të zëvendësohen për shkak të rezultateve të dobëta.
Ish-ministri theksoi se PD duhet të reformohet për të rigjallëruar besimin te qytetarët dhe për të ofruar një alternativë më të qëndrueshme dhe moderne ndaj qeverisjes aktuale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit