image Dritan Abazoviç i ka kërkuar Serbisë që urgjentisht të ekstradohet ish-presidenti i fundit i ish-Jugosllavisë

Rajon

Dritan Abazoviç i ka kërkuar Serbisë që urgjentisht të ekstradohet ish-presidenti i fundit i ish-Jugosllavisë

news image

Zëvendëskryeministri në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar se Qeveria e re atje ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu tha vetë Abazoviç në një konferencë të jashtëzakonshme për media, i cili theksoi se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Maroviç, i akuzuar për korrupsion, si dhe kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.

Ai po ashtu ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filoserbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.

Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij.

Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.

/Gazeta Sinjali/