Gjyqtarja Drita Rexhaj është zgjedhur anëtare e re e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kandidate të nominuara përveç saj ishin edhe Delushe Halimi dhe Frosina Sylejmani.
“Me votim të fshehtë dhe me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur kolegen e tyre Drita Rexhaj, anëtare të KGjK-së. Gjyqtarja Rexhaj mori 23 vota në raundin e dytë të votimit”, thuhet në një njoftim të KGJK-së. /Gazeta Sinjali/