image Drita pas suksesit historik: Në një mbrëmje të paharrueshme në Differdange - ky sukses është edhe i juaji

Futboll

Drita pas suksesit historik: Në një mbrëmje të paharrueshme në Differdange – ky sukses është edhe i juaji

news image

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka hyrë në histori pas fitores ndaj Differdanget, duke siguruar për herë të parë kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar të martën mbrëma, Drita triumfoi me rezultat 3:2 ndaj kampionëve të Luksemburgut, duke bërë atë që asnjë skuadër kosovare nuk kishte arritur më parë në këtë garë elitare evropiane – kalimin e raundit të parë.

Pas fitores, klubi gjilanas ka shpërndarë një mesazh emocionues në rrjetin social Facebook, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Në një mbrëmje të paharrueshme në Differdange, kur historia u shkrua me shkronja të arta, nuk ishin vetëm 11 lojtarë në fushë – ishit edhe Ju, tifozët tanë të zjarrtë, që udhëtuat nga çdo cep i Evropës për të qenë pranë nesh! Entuziazmi dhe dashuria që sollët në stadium na dhanë forcën për ta bërë realitet këtë ëndërr – kalimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve! Faleminderit për çdo kilometër të përshkuar, për çdo britmë për DRITËN, për çdo emocion të ndarë me ne. Ky sukses është edhe i juaji! FORCA DRITA – për qytetin, për klubin, për Kosovën!”.

Drita tashmë e ka të qartë kundërshtarin për fazën tjetër – do të përballet me gjigantin danez FC Copenhagen.

Ndeshjet e raundit të dytë do të zhvillohen më 22 dhe 29 korrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/