image Drita bën 'dritë' në Islandë, shënon fitore të madhe pas ndeshjes së parë ndaj Breidablik

Futboll

Drita bën ‘dritë’ në Islandë, shënon fitore të madhe pas ndeshjes së parë ndaj Breidablik

news image

Skuadra kosovare, Drita ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Gjilani ka mposhtur si mysafir skuadrën islandeze Breidablik me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt një kualifikimi të mundshëm në raundin tjetër, shkruan Sinjali Sporti.

Sfidën e hapi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 3-të, për ta dyfishuar epërsinë 20 minuta më vonë Veton Tusha. Me epërsinë e dyfishtë të Dritës u mbyll pjesa e parë.

Mysafirët ngushtuan epërsinë në minutën e 71-të dhe tentuan që të barazojnë rezultatin, megjithatë Drita arriti që deri në fund për pjesën e mbetur të mbajë portën e paprekur dhe të regjistrojë një fitore të madhe.

Klubi gjilanas ka tashmë një epërsi të theksuar për një kualifikim të mundshëm, me ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në Kosovë javën tjetër.

/GazetaSinjaliSport/