Akuzat e Leo-s ndaj Drilonit kanë trazuar shtëpinë ku debatet u ashpërsuan mes banorëve.
Driloni u shpreh se Leo nisi të hapej në bisedë me të dhe njësoj vazhdoi edhe ai vetëm për ta bërë që të flasë më shumë.
“Kur kam qenë me të në pishinë i kemi folur do sene dhe e kam ditë që ky ka me i qitë ato sene dhe unë me të (Leo-n) kurrë raport të mirë s’kam pas që me i besu. Edhe kur ja nisi ai me u qelë për disa gjëra për Xuxin e për lojë dhe se çfarë ka thënë për Xhenetën – kur e pashë që ja ka nis më fol u ndalke se s’kishte besim nisa t’i flasë edhe unë që ai me më besu më shumë”.
Driloni, mes tjerash, u shpreh se nuk është i sigurt nëse ka folur për Sarën veçse për këtë nuk është i sigurt.
“Për ty nuk më kujtohet se çfarë i kam thënë. Po s’kam fol shumë për ty, ti e di që unë me ty nuk luaj. Nuk besoj që kam fol për ty, por nuk jam i sigurt 100 për qind”, u shpreh Driloni.
Sara, në anën tjetër, i reago shumë ashpër Drilonin për çka tha se i ka kërkuar që asnjëherë mos ta hedh poshtë – as për shkak të lojës.
“Pse prapë o Drilon, pse prapë duhesh të më hedhësh poshtë. Të kam thënë që mos më hedhësh poshtë as për shkak të lojës, unë nuk të lejoj që të më hedhësh poshtë dhe hera e fundit që të kam fal ka qenë me Paulin kur më kërkove fjalën”, u shpreh Sara.
Por, për më shumë detaje nga diskutimi i tyre, shiheni videon në linkun më poshtë.