Ish banorja e BBVK, Xheneta Fetahu ka reaguar dje sërish pas publikimit të bisedave me Drilonin, për të sqaruar arsyet pse i ka ndarë ato video me ndjekësit – pasi ky i fundit ka vendosur të ndjekë rrugët ligjore, derisa kjo e fundit edhe tha se nuk do e lë me kaq, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, pas publikimit të bisedave, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka deklaruar se sipas Kodit Penal të Kosovës, ky veprim është i kundërligjshëm.
E pas këtij vendimi, Driloni ka reaguar duke iu drejtuar me një kunjë Xhenetës.
“U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”, shkroi ai në një fotografi ku shihej me një dorë figure me gishtin e mesit të ngritur.
Nga tani e tutje, mbetet të shihet se si do të rrjedhë kjo marrëdhënie midis këtyre dyve, të cilët edhe gjatë qëndrimit në shtëpi nuk i patën raportet mirë.