image Drilon Hajrizi zbulon se KB Peja ia ka borgj dy paga

Basketboll

Drilon Hajrizi zbulon se KB Peja ia ka borgj dy paga

news image

Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në financat e klubeve sportive në Kosovë.

Kjo së paku ka ndodhur me klubin basketbollistik Peja.

Ekipi pejan ka dy muaj që nuk i ka paguar basketbollistët.

Këtë gjë e konfirmoi kapiteni i skuadrës, Drilon Hajrizi.

“Është një situatë shumë e pazakontë, ne ende nuk kemi diskutuar me klubin sepse deri në momentin kur ka filluar pandemia, ka shkuar gjithçka shumë mirë sepse kanë fituar të dyja palët, por në momentin kur ka filluar pandemia, ka filluar edhe një diss-balancë interesash, për arsyeje se edhe sponsorët e klubit janë prekur nga pandemia dhe ka qenë e vështirë t’ju përgjigjen kontratave të cilat i kemi pasur” – u shpreh Hajrizi.

Ai tha se shumica e basketbollistëve mbajnë familjet me të ardhurat e tyre, teksa pret që këto detyrime të kryhen së shpejti.

“Normalisht që duhet të kuptohet klubi, po në të njëjtën kohë edhe ne, shumica e basketbollistëve mbajnë familje me të ardhurat tona, prej marsit ne nuk jemi paguar dhe po presim, pra janë 2 paga minus deri tani. Po pres që ato të më shlyhen shumë shpejtë, klubi po pret ndihmë nga disa biznese dhe besoj që obligimet tona do të kryhen. Ka premtime se pagat do të na jepen, klubi nuk ju ka ikur kontakteve dhe bisedave me ne për këtë çështje dhe mbesim me shpresë se do bëhet një zgjedhje për ne”, deklaroi Hajrizi në emisionin “Sports Show”.

/Gazeta Sinjali/