image Drenicaku nuk bëhet rehat me ish vjehrrin, rrahen dhe përfundojnë në Polici - Sinjali sjellë detajet

Siguri

Drenicaku nuk bëhet rehat me ish vjehrrin, rrahen dhe përfundojnë në Polici – Sinjali sjellë detajet

news image

Rastet e incidenteve në familjet kosovare janë goxha të shpeshta. Përplasjet verbale jo rrallëherë eskalojnë në dhunë fizike e kanosje serioze, si pasojë e mosmarrëveshjeve. Të tilla ngjarje ndodhin edhe atëherë kur familje të ndryshme prishin miqësitë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe të hënën në Komoran, ku dy persona, një 45-vjeçar dhe ish dhëndri i tij janë përfshirë në një konflikt dhe përfunduan në pranga të Policisë.

Dy palët dyshohet se kanë mosmarrëveshje qe një kohë të gjatë dhe s’po e gjejnë qarën.

Sinjali mëson se ditën e djeshme, I.Qelaj (45-vjeçar) dhe E.Tahiraj (28-vjeçar) e kanë sulmuar njëri tjetrin fizikisht teksa ishin në të njëjtin lokal, pasi fillimisht kanë pasur një debat.

Sipas informacioneve të para, gjatë përleshjes është përdorur edhe një shkop druri.

Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, e më pas janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e dy të dyshuarve dhe inicimin e rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/