image Drenicaku e ngacmon seksualisht një vajzë dhe e shantazhon me foto në facebook

Kosovë

Shantazh/ Drenicaku e ngacmon seksualisht një vajzë dhe e shantazhon me foto në facebook

news image

Një qytetare nga Gllogovci është përballur me një situatë të palakmueshme shantazhi nga një qytetar i cili e ka ngacmuar seksualisht,shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ankuesja shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull disa herë  e  kishte ngacmuar seksualisht  dhe e kishte fotografuar me ç’rast  fotot e viktimës i kishte postuar në  rrjetin social Facebook.

Rasti është lajmëruar të shtunën paradite në polici. I dyshuari është  intervistuar i njëjti me vendim të  Prokurorit është liruar në  procedurë  të  rregullt. Rasti nën hetime nga policia./ Gazeta Sinjali/