Një qytetare nga Gllogovci është përballur me një situatë të palakmueshme shantazhi nga një qytetar i cili e ka ngacmuar seksualisht,shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, ankuesja shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull disa herë e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte fotografuar me ç’rast fotot e viktimës i kishte postuar në rrjetin social Facebook.
Rasti është lajmëruar të shtunën paradite në polici. I dyshuari është intervistuar i njëjti me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime nga policia./ Gazeta Sinjali/