FC Drenica ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Malishevës, shkruan Sporti në Sinjali.
‘Kuqezinjtë’ kanë shënuar fitore minimale ndaj skuadrës nga Liga e Parë, ndeshje e cila u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Ndeshja u zhvillua sot në ‘Liman Gegaj’, teksa golin e vetëm e shënoi Kreshnik Uka në minutën e pestë.
Të dy trajnerët kanë provuar edhe ardhjet e fundit në këtë ndeshje. /Sporti në Sinjali/.