Një person është lënduar si pasojë e goditjes nga një automjet mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:00 në fshatin Llapushnik të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se shoferi i automjetit pas goditjes së këmbësorit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet e para të prokurorisë, sipas këtyre burimeve, janë se shkaku i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të automjetit./Gazeta Sinjali/